Hotel Nais Beach

Hoteli NAIS BEACH është vazhdim i një tradite familjare tashmë të njohur të Hotel NAIS, duke përmbushur detyrën tonë ndaj një klientele tashmë të afeksionuar me shërbimet që ne ofrojmë. Hotel NAIS BEACH ndodhet në një pozocion strategjik sepse është buzë detit dhe gjithashtu pranë qendrës së qytetit. Ky pozicion e bën hotelin tonë të parapëlqyer nga turistët në cdo kohë të vitit.

Arkitektura kontemporane e ndërthurur me rehatinë e dhomave me hapësirë të bollshme e me pamje të mahnitshme nga deti e shëtitorja Taulantia ,shërbimi me një staf të kualifikuar dhe mikpritës janë pikat e forta të punës tonë. Qyteti bregdetar i Durrësit është gjithashtu dhe një qendër e rëndësishme arkeologjike dhe historike.

Hotel NAIS BEACH është rreth 500 metra larg qëndrës së Durrësit dhe hyrjes kryesore të Portit përgjate shëtitores Taulantia, një nga vendet më atraktive tëe Durrësit ku mund të shëtisësh dhe të shijosh ushqimin dhe pijet tradicionale të vendit.

Hotel NAIS BEACH është 200 metra larg muzeut arkeologjik të Durrësit i cili është një nga muzeumet më të mëdhenj të Shqipërisë. Një pikë tjetër e rëndësishme historike e qytetit tonë është Kalaja e Durrësit dhe gjithashtu Amfiteatri i famshëm ku gjatë viteve të fundit janë organizuar shumë evenimente të rëndësishëm kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë ketyre viteve të fundit. Këto janë dy ndërtesa historike të ndërtuara rreth 1800 vjet më parë gjatë perandorisë romake. Një qëndër tjetër e rëndësishme historike afër qytetit të Durrrësit është qyteti i Krujes i cili është 40 km larg saj. Hoteli jonë është 35 km larg Tiranës kryeqytetit të Shqipërisë dhe gjithashtu 30 km larg aeroportit “Nënë Tereza” Rinas.